Flash News

KRYESORE

Stoltenberg: Në demokraci do të ketë gjithmonë debate

Stoltenberg: Në demokraci do të ketë gjithmonë debate

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në aleancën euroatlantike, ndërsa në lidhje me krizën politike në vend tha se ka gjithmonë debate në demokraci.

Në konferencën për shtyp sot, ai shprehu vlerësimin për dy Dëshmorët e Atdheut” që humbën jetën në një aksident në Letoni. Stoltenberg shtoi se investimet e NATO-s në Shqipëri do të vazhdojnë.

"Është kënaqësi e madhe që kthehem përsëri në Tiranë. Shqipëria ka qenë një anëtarë shumë e vyer në NATO. Dua të shpreh mirënjohjen për dy ushtarakët trima që humbën jetën muajin që shkoi. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella shkojnë për familjet e tyre. Trupat tuaj kanë kontribuuar në luftën e KFOR në Kosovë dhe në Afganistan. kemi shpenzuar 51 milionë euro për projektet që do në ndihmojnë të jemi më efikas. Shqipëria po jep shembullin e saj.

KE ka rekomanduar për hapjen e negociatave për BE dhe ne duam që ky proces të vijojë. Në demokraci do ketë gjithmonë debate. Kjo nuk është dobësi por themel që e bën demokracinë të fortë. Dhuna bie ndesh me vlerat tona. I bëj thirrje aktorëve politikë të sillen me vetëpërmbajtje për të vijuar në rrugën e integrimit që problemet të zgjidhen përmes dialogut për shkak se kjo kontribuon për të ardhmen e Shqipërisë"

I pyetur nëse protestat në disa vende ballkanike ndodhin për shkak të influencës ruse, Sekretari i Përgjithshëm u përgjigj: “Debati politik, mosmarrëveshjet politike janë shenjë e demokracisë. nuk është shenjë dobësie por force.”

Ai shtoi se NATO do të vazhdojë me programin e investimeve sipas planit.

Për mua ky është një shembull e sa e rëndësishme është NATO për Shqipërinë dhe anasjelltas. NATO bashkon vendet aleate dhe për sa kosh që rrimë bashkë, ne jemi të sigurt. Investimi i NATO-s është ,mënyra më e mirë për të parandalur konfliktet. Kjo na kë mbajtur të bashkuar në këto 70 vite e kështu do të vazhdojmë të bëjmë. Falënderoj Shqipërinë për kontributin dhe njerëzit që dërgon në aktivitetet e ndryshme të NATO-s.”

Të fundit