Flash News

E-TJERA

Strakosha largon Marchettin nga Lazio

Strakosha largon Marchettin nga Lazio

Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili bëri debutimin në ndeshjen me Italinë dhe ishte titullar në miqësoren me Bosnjen, sipas mediave, italiani do të jetë portieri i parë në ekipin e Lazios.

Federico Marchetti mund të largohet nga Lazio në fund të sezonit pas formës së mirë të Thomas Strakoshës

Portieri italian, Federico Marchetti, nuk po kalon momente të mira te Lazio. Ish-portieri i Cagliarit nuk ka luajtur për ekipin romak që nga 5 shkurti për shkak të problemeve nga dëmtimet e gjata që po kalon.

Marchetti, i cili ka kontratë me Lazion deri në vitin 2018, nuk pritet të rikthehet në fushë edhe disa javë, shkruan Calciomercato.com.

Sipas Calciomercato.com Lazio mund t’ia ndërpresë kontratën Marchetti në fund të sezonit, edhe pse kanë bashkëpunim deri në verën e vitit 2018.

Forma e mirë nëpër të cilën po kalon portieri i Kombëtares shqiptare dhe lëndimet e shpeshta të Marchettit, mund të bëjnë që italiani në fund të sezonit të ndahet me Lazion.

Të fundit