Flash News

KRYESORE

Strakosha sot ka ditëlindjen, ekipi i Lazios jep urimin

Portieri shqiptar Thomas Strakosha, i cili aktualisht aktivizohet tek ekipi i Lazios, sot mbush plot 23 vjeç.

Në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar as urimi i skuadrës italiane për Strakoshën, ku nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në ‘Twitter’, ata i kanë uruar ditëlindjen.

Pavarësisht moshës së re, djali i ikonës së futbollit shqiptar, Foto Strakoshës, ka zënë vendin e formacionit tek Lazio, duke u bërë edhe një prej portierëve më të mirë të ‘Serie A’.

 

Të fundit