Flash News

KRYESORE

Strasburgu rrëzon ish-deputetin: Arrestimi ka qenë i rregullt

Strasburgu rrëzon ish-deputetin: Arrestimi ka qenë i rregullt

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka hedhur poshtë pretendimet e ish-deputetit, Mark Frroku, për shkelje të drejtash gjatë arrestimit të tij në vitin 2015.

Frroku iu drejtua gjykatës së Strasburgut pasi ezauroi të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri, të cilat e konsideruan të ligjshëm arrestimin e tij. Në betejën në Strasburg kundër shtetit shqiptar, Frroku pretendoi paligjshmëri të arrestimit dhe mohim të të drejtave të njeriut.

Ditën e sotme, Gjykata e Strasburgut ka marrë në shqyrtim ankimin e tij, në përfundim të të cilit vlerësoi se nuk ka shkelje të të drejtave të njeriut në rastin e ish-deputetit.

Frroku u arrestua në vitin 2015, pasi dyshohej si i përfshirë në një vrasje në Belgjikë, për të cilën u shpall i pafajshëm, por u dënua me 6 vjet burg për tre akuzat e tjera, që iu ngarkuan nga drejtësia shqiptare. Ai u lirua nga burgu në maj të vitit 2018.

Të fundit