Flash News

KRYESORE

Strategjia e re e PR-it të Ramës, intervista edhe në mediat lokale

Strategjia e re e PR-it të Ramës, intervista edhe në mediat

Në fillim të javës që po vjen qeveria do të zhvendoset në Gjirokastër, në vijim të turit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave në çdo qark. Për këtë vizitë dy ditore është publikuar edhe axhenda e takimeve që krye i qeverisë do të zhvillojë në këtë qark.

Në planin e kryeministrit është edhe një intervistë për televizionin lokal, Tv Gjirokastra. Të njëjtën gjë, Rama pat bërë edhe në Lezhë, ku dha një intervistë për televizionin lokal të këtij qyteti.

Mesa duket intervistat në mediat lokale janë lëvizja e re e kryeministrit sa i takon PR-it (publik relations). Kreu i qeverisë duket se kërkon të kapë edhe ‘audiencën lokale’ të cilëve zgjedh t’u drejtohet nga televizioni i tyre.

Të fundit