Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
“Strategjia e Serbisë, armë dhe para shteteve afrikane që të mos njohin Kosovën”
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli deklaron se Serbia po përdor një strategji të qartë që shtetet e varfra afrikane të mos njohin Kosovën, ose në rastë të tjera të tërheqin vendimin.
“Serbët kanë tentuar të bindin shtetet që e kanë njohur Kosovën se po vështirësojnë dialogun duke mos e hequr njohjen. Këtu kanë rënë pre disa shtete të varfra, që praktikisht kanë pranuar të diskutojnë me serbët, sidomos ato shtete që i kanë ftuar në Beograd”, ka thënë Pacolli për mediat në Kosovë.
“Kemi parë se Serbia iu premton armë, bursa dhe ndihma financiare në këtë drejtim, por nuk e dimë sa i ka përmbushur Serbia këto premtime”.
Diplomati kosovar tregoi edhe për vështirësitë që ka për të lobuar në këto shtete, ku një pjesë e shteteve janë në krah të Rusisë dhe një pjesë tjetër mbështein Kinën.
“Çdo kush në Kosovë duhet të kuptojë se njohja nuk është që shkon e merr dhe kthehesh, por është një proces jashtëzakonisht i gjatë duke marrë parasysh edhe ndarjen, sidomos të kontinentit të Afrikës, që ëshë e ndarë në interesa gjeostrategjikë. Dominon Rusia politikisht dhe dominon Kina ekonomikisht”, ka përfunduar Pacolli.