Flash News

KRYESORE

Strazimiri i përgjigjet Ramës: S’ka gjë më çlodhëse se një peshk i lumtur

“Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës për drejtësinë. Shumë keqardhje dhe pak shpresë për reflektim”, kështu shkroi Rama pas deklaratës së Ambasadës Amerikane për propozimin e opozitës për ndryshimin e Kushtetutës në ligjin për Prokurorinë.

Mirëpo deputeti demokrat Gent Strazimiri ka ironizuar kryeministrin teksa shkruan, “Nuk ka gjë më çlodhëse se një PESHK i lumtur.

#mos_i_prekni_PESHQIT Le që harrova, mbrohen me ligj dhe pa ligj”.

Kujtojmë që PD dhe LSI kërkuan ndryshimin e ligjit për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm me 3/5 e votave të Kuvendit dhe pasi të ketë kaluar procesin e vetting-ut, ndryshe nga sa ndodhi me Arta Markun e cila u zgjodh në krye të institucionit të rëndësishëm pa vetting dhe vetëm me votat e mazhorancës.

Të fundit