Flash News

KRYESORE

Strazimiri: Rritja e prodhimit të kanabisit me 1200% tregon se zgjedhjet po afrojnë

Strazimiri: Rritja e prodhimit të kanabisit me 1200% tregon se zgjedhjet po

Ish deputeti i PD-së Gent Strazimiri reagoi për raportin italian që tregon se prodhimi i kanabisit është rritur me 1200%, të cilin e konsideron si tregues se po afrohen zgjedhjet.

Ai ndalet te lajmi në televizionin italian “Rai 3”, që i referohet një raporti konfidencial bazuar në vrojtimin ajror të anti-mafias italiane.

“Aty shfaqen pamje marrë nga ajri madje edhe me numërim rrënjësh të mbjella, fara vietnameze tē kultivuar për të rritur rendimentin për çdo rrënjë të mbjellë, si dhe intervista e kreut të Policisë Kriminale shqiptare që tregon se si është çrrënjosur fenomeni i mbjelljes së kanabisit që në.... 2014...

Në fund mbyllet me prokurorin italian, i cili tregon se sa e pakontrollueshme, e fuqishme, e pasur, e frikshme, është ‘mafia shqiptare’, aq sa po tremb edhe vetë vendin e mafias: Italinë”, shkroi ai në Facebook.

Sipas tij, prodhimi i kanabisit është rritur sepse “po afrohen zgjedhjet dhe çunat duhet të punojnë! Kaq!”

[video width="848" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/01/WhatsApp-Video-2020-01-27-at-21.47.16.mp4"][/video]

Të fundit