Flash News

KRYESORE

Strazimiri: Shprehja që Rama i kopjoi Renzi-t; do e pësojë njëlloj

Ish deputeti i Partisë Demokratike ka komentuar shprehjen e përdorur nga kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se siglën e PD dhe LSI do i çojë për skrap.

Strazimiri shprehet se kjo është një shprehje e vjedhur nga ish kryeministri italian Matteo Renzi, por ai vetë e pësoi keq duke shkuar vetë për skrap.

"Betim" interesant, pavarësisht se ia ke vjedhur Matteo Renzit të 2012-ës që "betohej" se do çonte për skrap të gjithë kundërshtarët, brenda e jashtë partisë, e që e "çuan për skrap" vetëm pak pasi kërcënoi me "rottamazione" lart e poshtë...

Ti vetëm zgjidh si e do "rottamazione-n": si Renzi? Apo si Mussolini?... E ofrojmë edhe "a domicilio" si shërbim kur vjen puna për "trima" si ti. Ti vetëm mbaj "Betimin"!! Sinqerisht, POPULLI”, shkruan Strazimiri.

Të fundit