Flash News

KRYESORE

“Strehim për çiftet e reja”, Rama kërkon zgjidhje për mos largimin e të rinjve

“Strehim për çiftet e reja”, Rama kërkon zgjidhje

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë një konference për median ku foli për “Sfidat e Emigracionit”, vuri theksin dhe tek largimi i rinisë.

Rama u shpreh se po punohet për një program kombëtar strehimi për çiftet e reja. Sipas tij, kjo do jetën një mënyrë që të rinjtë të mos largohen nga vendi.

"Besojmë se ka një mundësi të madhe se duke ju krijuar të rinjve një mundësi reale strehimi, ne ta bëjmë qëndrimin e tyre në vend shumë më të mundshëm dhe tundimin për t’u larguar se nuk kanë dot një shtëpi të tyre, shumë më të ulët. Është një masë kombëtare që vende të tjera e kanë bërë përpara nesh me sukses. Me të pasur një draft të parë të këtij programi, do të konsultohemi me disa prej partnerëve tanë kryesorë”, u shpreh ndër të tjera kryeministri. 

Të fundit