Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Stresi dekonspiron Saimir Tahirin, lidhja me ish-ministrin i ka sjellë favore
Reperi i njohur, Stresi, i ftuar dje në “Zonë e Lirë”, ka zbuluar një nga sekretet që publiku dhe fansat e tij nuk e dinin më parë.
Familja e reperit dhe e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kanë njohje me njëra–tjetrën.
Babai i Stresit dhe xhaxhai i ish-ministrit janë miq të vjetër dhe kanë qenë gjeneralë së bashku.
“Kemi një marrdhënie të shkëlqyer” u shpeh Stresi gjatë intervistës. Ai sqaroi gjithashtu edhe masën e arrestit dy muaj më parë duke u shprehur se ishte bërë padrejtësi ndaj tij dhe akuza nuk u vërtetua kurrë.
Por, gjatë kohës që Tahiri ka qenë ministër i Brendshëm, Stresi nuk është ndaluar njëherë, por disa herë nga policia, madje arriti të arratisej edhe nga komisariati i policisë. Jo pak herë në media janë hedhur dyshime për faktin se gjatë kohës që Stresi ndodhej në kërkim nga policia, publikonte foto lirshëm në rrjetet sociale duke treguar vendodhjen, por autoritetet nuk ndërhynin.
Ka qenë kjo lidhje me Tahirin që mesa duket i ka sjellë jo pak favore reperit.