Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
“Stresi i Ramës quhet STRESI”, i ati ishte pjesë e protestave në Kukës, Rama nxjerr inatin tek reperi
Ditën e djeshme policia e Tiranës ka arrestuar reperin shqiptar Stresin. Sipas njoftimit të policisë, Stresi është gjetur në një lokal duke konsumuar lëndë narkotike dhe një qesë amallazhi me sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar si kokainë.
Por këtë veprim nga ana e policisë, deputeti i PD-së Luciano Boci e ka parë si një lëvizje të Ramës për shkak të përfshirjes së babait të reperit në protestën e Kukësit. Nëpërmjet një statusi në facebook, Luciano shkruan se stresi i Ramës quhet STRESI dhe se kryeministri është përdoruesi më i madh i lëndëve narkotike në Shqipëri.
Statusi:
Stresi i Ramës quhet STRESI
Jo në një rast këngëtari i njohur e ka sfiduar Ramën.
Njëherë me arratisje. Shpesh me deklarata thumbuese e të drejpërdrejta.
Rama e di mirë që ato ndikojnë shumë në rrënimin e figurës së tij tek rinia.
Prandaj nuk është fare i qetë për këtë.
Megjithëse Rama ka bërë shpesh ndaj Stresit “të padëgjuarin”, atë hakmarrësin e vogël që i gëlon në shpirt e ka aktivizuar gjithmonë dhe stresi i është shtuar.
I akuzoi të atin vetëm para pak ditësh, në kazanët e tij, se ishte organizator në protestën e Kukësit dhe tani godet vetë këngëtarin.
Angazhoi forcat speciale, agjentët, policinë, sejmenët e soj e sorollop, m.q.s Stresi siç e ka pranuar dhe vetë si artist që është, e bënte ndonjë vizë me raste festash, vetëm e vetëm ta arrestonte.
Unë habitem si nuk organizon po kaq forca me kap ato që e fusin kokainën në Shqipëri dhe që e shpërndajnë.
Sa për përdoruesit, nuk po bëj moralistin, nuk jam dakort me atë çka ato bëjnë.
Por ama përdoruesi më zyrtar në vendin tonë që dihet dhe botërisht është vetë kryeministri.
Por ky nuk ndalohet e arrestohet nga “policët”.
Ky nderohet!????
Po e them këtë që mos më akuzojnë pastaj për moskallzim krimi, siç ja bënë dhe Stresit.