Flash News

KRYESORE

Stresi ka turp t`u flasë vajzave

Stresi ka turp t`u flasë vajzave

Në "Natën e Tropojës" në Soiree më Top Channel, i ftuar ishte edhe Arkimed Lushaj, që njihet me emrin e artit si Stresi.

Ndër të tjera, Stresi nga Tropoja ka rrëfyer edhe nga jeta e tij personale dhe se si ai sillet me vajzat. Edhe pse është reper, ka habitur me përgjigjen e tij e si i ngacmon vajzat apo si i afrohet një vajze që pëlqen.

Këngëtari ka treguar se ka turp t’u flasë vajzave:

“Në radhë të parë unë jam shumë diskret. Kam shumë turp që t’i flas një vajze në rrugë. Më vjen shumë zor dhe nuk jam nga ata djem që ta ngacmoj në lagje. Unë mendoj se secili nga ne ka atë flirtin e vet shumë sekret. Nuk jam nga ata që i ndaloj njerëzit në rrugë. Më vjen shumë zor dhe kam fituar shumë pikë në lagjen time, ku unë jam si kryeplaku i lagjes. Mënyra si unë e bëj për vete një vajzë është shumë e thjeshtë. Pikë së pari nis gjithmonë nga komplimentat.”

Të fundit