Flash News

KRYESORE

Stresi në burg, nëna e Kejsit i bën një dedikim të veçantë

Më 17 tetor Stresi u arrestua nga policia në një hotel në Linzë, i dyshuar për trafik droge.

Ajo për të cilën u përfol më shumë gjatë arrestimit të tij ishte marrëdhënia me të fejuarën Kejsi, pasi reperi u gjet në hotel me një vajzë 20-vjeçare.

Megjithatë, Kejsi i ka qëndruar pranë dhe e ka treguar hapur të gjithë dashurinë dhe lidhjen e fortë që duket se kanë.

Së fundmi ajo ka postuar një foto në Instagram, ku ndodhet në një ditëlindje të një vogëlusheje, ndërsa ka shkëputur një moment nga kërcimi i nënës së saj.

“Kur del vallja e Tropojës e mami thotë ‘e kam dhëndrin tropojan unë, ta kërcej iher për të”, ka shkruar bukuroshja brune.

 

 

 

Të fundit