Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Studentët ‘blindojnë’ Ministrinë e Arsimit, reagon Taulant Muka: Wind of Change!
Studiuesi Taulant Muka, një zë i fortë, i cili në pak muaj denoncoi skandalet me plagjiatura në ministritë e vendit ka reaguar, duke i mbështetur studentët e Tiranës, të cilët sot e kanë zhvendosur protestën e tyre para godinës së Ministrisë së Arsimit.
“Wind of Change! Studentët Shqiptarë kërkojnë të mos nëpërkëmben, por të trajtohen me dinjitet! Të gjithë, duhet t’i bashkohemi protestës! Qytetarë dhe prindër duhet ta mbështesin rininë! Arsimi cilësor është e ardhmja!”, shkruan Muka, ndërsa shpërndanë edhe një video nga protesta masive e studentëve nga disa universitete të Tiranës.
Të rinjtë protestojnë kundër vendimit për rritjen e tarifave për provimet, si dhe kërkojnë uljen e menjëhershme të tyre.