Flash News

KRYESORE

Studentët do të rikthehen në auditore, datat dhe rregullat e reja

Studentët do të rikthehen në auditore, datat dhe rregullat e reja

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini zhvilloi një komunikim live lidhur me mbylljen e vitit akademik në universitete.

Nisur nga mungesa e marrjes së plotë të informacionit apo dhe e nevojës për praktikë, Shahini bëri me dije se studentët do të rikthehen në auditore.

Por, do të ketë një ndarje mes të diplomuarve dhe atyre të vitit të fundit dhe atyre të vitit të parë dhe të ndërmjetëm.

Shahini thotë se ata që janë për t’u diplomuar do të kthehen në auditore për 3-4 javë në qershor kurse provimet dhe riprovimet i zhvilojnë në korrik dhe javën e parë të gushtit.

Më pas nga 25 gushti deri në fund të shtatorit kthehen në auditore ata që nuk janë për t’u diplomuar ndërsa provimet dhe riprovimet i zhvillojnë në tetor.

Ajo njoftoi edhe disa elemente bazë të kërkuar nga ministria e Arsimit që universitetet duhet të marrin parasysh për mbylljen.

Riorganizimi i punës në kushtet e pandemisë ishte një sfidë e vështirë. Të gjitha universitetet iu përgjigjën sfidës së re, por jo të gjitha ju përgjigjën sfidës në të njëjtën mënyrë. Edhe për lëndët që kanë kaluar plotësisht online, nga mesazhet tuaja po kuptoj se jo të gjithë kanë mbajtur të njëjtën standard të punës.

Nisur nga kjo vihet re një nevojë për tu kthyer në auditore.

Zv.ministri Rrumbullaku ka mbajtur komunikim me të gjithë rektorët. Ata kanë sjellë propozimet e tyre për mbylljen e vitit akademik. Bazuar mbi këto propozime, Ministria e Arsimit kërkon marrjen e masave për mbylljen.

Elementi i parë:Duhet të mundësohet kthimi në auditor për tre apo katër javë për studentët që do të diplomohen. Provimet zhvillohen në korrik dhe javën e parë të gushtit.

Elementi i dytë: Provimet dhe riprovimet për studentet që nuk diplomohen këtë vit (pra viti i parë dhe vitet e ndërmjetme)  zhvillohen në shtator-tetor. Provimet e tjera bëhën në tetor të 2020. Universitetet publike punojnë në shumë turne dhe kjo s’mund të ndodhë më.

Elementi i tretë, mësimi online do të vazhdojë sipas modeleve më të mira.

Elementi i katërt ka të bëjë me vitin akademik që do zgjatet për dy javë, pra jo më shumë se dy javë. Viti i ri akademik nis në  nëntor.

Keto elemente vlejnë për universitet publike, ndërsa ato private janë më para me mësimdhënien pasi kanë edhe më pak student.

Deri më 15 maj univeristetet duhet të dorëzojnë planin e detajuar për kthimin e studentëve, organizimin e provimeve, rregulloret e higjenizimit”, tha Shahini.

Të fundit