Flash News

KRYESORE

Studentët e ‘Drejtësisë’ të shqetësuar: Po përpiqen të zgjedhin përfaqësues për të kontrolluar protestën

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë kanë denoncuar në redaksinë e Politiko.al përpjekjet që po bëhen për të krijuar një përfaqësi të protestuesve. Sipas studentëve, kjo përpjekje po bëhet për të kontrolluar protestën që vijon prej 10 ditësh.

“Po mundohen të zgjedhin përfaqësues nëpër Fakultete, në mënyrë që ta kenë më të lehtë që ta kontrollojnë protestën”, theksojnë studentët.

Në mesazh njoftohet se takimi me këtë përfaqësues do të zhvillohet sot, në orën 16:00, ndërkohë që pretendohet se përfaqësia do të jetë jashtë çdo ndikimi partiak.

Gjithsesi, studentët në rrugë kanë theksuar disa herë se protesta nuk do të ketë përfaqësi, pasi në këtë mënyrë rrezikohet manipulimi. Ata kërkojnë zbatimin e tetë kërkesave dhe jo dialog me kryeministrin.

“Lindita Nikolla dil në bulevard”, ministrja u përgjigjet studentëve nga Kuvendi: Dola dhe dal se nuk e kam hiç të vështirë

“Protesta i dha shuplakë qeverisë”, kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet, akuzon studentët se po ndikohen nga opozita

Të fundit