Flash News

KRYESORE

Studentët e “Juridikut” paralajmërojnë grevë: Për rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë

Studentët e “Juridikut” paralajmërojnë grevë:

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë kanë paralajmëruar se të dielën ose të hënën do të nisin grevën e urisë, pasi nuk janë dorëzuar dhe kërkojnë rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë.

Ata janë shprehur se kush e ndjen të rëndësishme kauzën sikurse ata, mund t’i bashkohet grevës dhe të luftojnë të gjithë bashkë për arsim më cilësor.

Nga ana tjetër, ka studentë që shprehen se duan të marrin pjesë në mësim dhe nuk mund të vazhdojnë më me bojkotim, duke akuzuar të ngujuarit se nuk po i lejojnë të vijojnë me mësimin në mënyrë të rregullt.

Të fundit