Flash News

KRYESORE

Studentët e Juridikut të “ngujuar”, policia private hyn me forcë në mesnatë

Studentët e Juridikut të “ngujuar”, policia private hyn me

Policia private ka hyrë me forcë në ambientet e brendshme të Fakultetit të Drejtësisë, ku dhjetëra studentë kanë qëndruar të “ngujuar” prej ditës së djeshme, si dhe kanë bllokuar me karrige të gjitha hyrjet.

Në orët e vona të natës, policia private ka hapur derën kryesore me forcë që mbahej e mbyllur prej studentëve.

Kjo situatë ka krijuar një situatë revolte nga ana e studentëve, të cilët mbledhur në një sallë leksioni ndërkohë që nuk pranojnë të dalin jashtë.

 Nga ana tjetër, studentëve në Fakultetin e Ekonomisë u është ndërprerë energjia elektrike.

Të fundit