Flash News

KRYESORE

Studentët e Shkencave Sociale përplasen me dekanin: Ky është mashtrim; Merr urdhra nga lart

Studentët e Shkencave Sociale përplasen me dekanin: Ky është

Studentët e fakultetit të Shkencave Sociale kanë debatuar me dekanin Edmond Rapti, duke e akuzuar atë para gazetarëve për mashtrim dhe dezinformim.

“Ky është një mashtrim, dezinformim publik”, i janë drejtuar studentët rektorit, i cili nuk ka pranuar të ballafaqohet me të rinjtë.

Një prej studentëve tha në media se janë urdhëruar dhe dërguar email-e të gjithë studentëve që të rinisë mësimi, shoqëruar edhe me orarin dhe datat e provimeve sapo u vendos nga asambleja e pedagogëve që të nisë sot greva pa afat, në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë.

“Janë dërguar email-e me urdhër nga lart.  Kjo është tendencioze që të ushtrojnë presion, kanë nisur edhe datat e provimeve. Disa shefa departamentesh njoftuan nisjen e mësimit”, u shpreh studenti i revoltuar.

https://politiko.al/albin-kurti-ne-greven-e-pedagogeve-te-fshs-fitoret-ne-histori-vijne-nga-qendresa/

Të fundit