Flash News

KRYESORE

Studentët e Shkencave të Natyrës bashkohen me të ngujuarit: Deputetët e PS presion rektorit në telefon, kemi emrat  

Studentët e Shkencave të Natyrës bashkohen me të ngujuarit:

Dhjetëra studentë të fakultetit të Shkencave të Natyrës i janë bashkuar thirrjeve të të ngujuarve te Juridiku.

Pasi kanë hapur forcërisht portën e jashtme prej hekuri, studentët kanë deklaruar se do të bashkohen me protestën.

Nga ana tjetër, në një prononcim për ‘news 24’ një prej studentëve ka deklaruar se deputetë të PS po u bëjnë presion rektorëve dhe dekanëve për të shuar protestën e tye.

“Janë të imponuar nga qeveri, pasi deputetë të PS i kanë bërë presion rektorit, kemi edhe emrat po të doni, duke e marrë në telefon dhe na është thënë të ndërpresim grevën, por ne nuk pranuam. Gjithë rektorët janë shitur qeverisë, bëhet fjalë për rezistencë. Jemi të gatshëm të arrestohemi të gjithë, por duhet të merren masa më pas për 1 milion persona në shesh”, u shpreh një student, në oborrin e Fakultetit të Ekonomikut.

Të fundit