Flash News

KRYESORE

Studentët e Shkodrës vijojnë protestën, i dërgojnë Rektoratit dy kërkesa

Studentët në Universitetin e Shkodrës kanë vijuar sërish protestën. Ata kanë dorëzuar dy kërkesa tek Rektorati.

Ata kërkojnë që të zhvillohen zgjedhje të reja për Këshillin Studentor, sepse ai aktuali nuk i përfaqëson ata dhe kërkesa e dytë është që studentet e vitit të dytë të kalojnë në vitin e tretë me 25 pikë kredite dhe jo 30 pikë kredite, kërkesë kjo që vjen për arsye ekonomike.

Studentët i dorëzuan kërkesat e tyre në mënyrë zyrtare në rektorat dhe pritet që në mbledhjen e parë të Senatit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të futen në rend dite.

Të fundit