Flash News

KRYESORE

Studentët i bëjnë dhuratë Ramës për Krishtlindje: Vishi që të bëhesh më serioz

Edhe pse sot festohen Krishtlindjet dhe shumica e njerëzve mblidhen pranë familjeve të tyre, studentët kanë dalë sërish para Kryeministrisë, ku i kanë lënë një dhuratë kryeministrit Rama.

Ata kanë vendosur që ti dërgojnë Ramës një palë pantallona dhe Kushtetutën e vendit.

‘’Të kemi bërë dhuratë një palë pantallona që t'i veshësh dhe të jesh më serioz,  Kushtetutën e vendit që ta respektosh. Donim të të blinim edhe një palë këpucë që t'i të mos veshësh më atlete por nuk kishim shumë lekë”, shprehen studentët.

Ndërkohë, kujtojmë se studentët do t'i rikthehen masivisht protestës më 7 janar.

Të fundit