Flash News

KRYESORE

Studentët kundër Top Channel, gazetarët viktimë e politikave të televizionit

Studentët kundër Top Channel, gazetarët viktimë e politikave

Në protestën e sotme, studentët protestues shprehën kritikat e tyre ndaj gazetarëve të Top Channel teksa kërkuan të largimin e gazetares e cila ishte duke raportuar.

E njëjta situatë u përsërit dhe në mbrëmje, ku teksa gazetari i Top Channel ishte duke raportuar, dhe disa studentë ngritën disa parulla kundër televizionit.

Reagimi i studentëve ndaj këtij televizioni erdhi për shkak të emisionit të transmetuar të martën ku i ftuar ishte kryeministrit Edi Rama përballë disa studentëve të cilët më pas rezultuan se ishin pjesë e FRESSH dhe organizatave të tjera të Partisë Socialiste. I gjithë emisioni u cilësua si një inskenim.

Kjo duket se është edhe arsyeja e reagimit të studentëve, por në këtë rast, gazetarët, të cilët janë përballur me kritikat teksa ishin duke raportuar, janë viktimë për shkak të politikave të televizionit.

Të fundit