Flash News

KRYESORE

Studentët lëshojnë letra higjenike në drejtim të Ministrisë së Arsimit

Letra higjenike janë lëshuar nga studentët në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Me mijëra të rinj që janë mbledhur përballë këtij institucioni i bëjnë thirrje ministres Lindita Nikolla që të tërhiqet dhe të pranojë uljen e tarifave në universite.

Përveç letrave dhe thirrjeve kundër Nikollës, protesta e studentëve po vijon normalisht dhe pa incidente.

“Shkolla është e jona, jo biznes privat. Lindita Nikolla dil në bulevard”, është një prej thirrjeve që dëgjohen në protestë.

“Ulni tarifat. Shfuqizoni VKM-në”, është një tjetër thirrje e studentëve.

Foto/ Kjo është protesta më masive e organizuar prej kohësh në Shqipëri

Video/ “Eja profesor, bashkohu me ne”, studentët i bëjnë thirrje nga dritarja, si reagon pedagogu i Universitetit Bujqësor

Forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare mesazh qeverisë: Merrni seriozisht shqetësimin e studentëve

Të fundit