Flash News

KRYESORE

Studentët në protestë: Meta: Lajm i mirë, zgjojnë ndërgjegjen e qytetarëve

Studentët në protestë: Meta: Lajm i mirë, zgjojnë

Presidenti Meta ka komentuar sot në mbrëmje gjatë një intervistë të dhënë për gazetarin Adi Krasta protestën e studentëve, të cilët kërkojnë anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

Për Metën, protestat janë një lajm i mirë, për aq kohë sa ato janë paqësore dhe zgjojnë ndërgjegjjen e qytetarëve për të pasur kërkesa më të larta në radhë të parë ndaj vetes së tyre.

“Shqipëria nuk ka vuajtur nga protesta, por nga mungesa e protestave. Shqipëria ka vuajtur nga largimi nga vendi i shumë qytetarëve dhe jo nga protestat për të përmirësuar qeverisjen. Protestat janë një lajm i mirë, për aq kohë sa ato janë paqësore dhe zgjojnë ndërgjegjjen e qytetarëve për të pasur kërkesa më të larta në radhë të parë ndaj vetes së tyre. Dhe kuptohet ndaj qeverisë, ndaj opozitës, ndaj institucioneve, sepse demokracia do të jetë aq e fortë sa ne e bëjmë atë”, deklaroi kreu i shtetit.

Meta shtoi se mbështet edhe qëndrimet e artistëve kundër shembjen së Teatrit Kombëtar, duke argumentuar se përmes kthimit të ligjit dhe të argumenteve të kthimit, që besoj se kanë qenë mjaft solide. Ndërsa, për projektin e ‘Unazës së Rë’, sqaroi se që i gjithë ky projekt ka probleme serioze të transparencës dhe të standardeve ligjore dhe etike që duhen ndjekur në një rast të tillë.

Të fundit