Flash News

KRYESORE

Studentët në protestë, Meta thirrje Ramës të reflektojë: Mos dëmto të ardhmen e vendit

Studentët në protestë, Meta thirrje Ramës të

Presidenti Ilir Meta ka komentuar sërish protestën e studentëve, e cila u mbyll sot por do të rikthehet në fillim të Janarit.

Për kreun e shtetit, protesta e të rinjëve duhet parë me seriozitet, pasi studentët janë një shtrese mjaft e rëndësishme e të gjithë shoqërisë, e cila prek të gjitha familjet shqiptare.

“Unë lëvizjen e studentëve e lexoj si një lëvizje sociale të një shtrese mjaft të rëndësishme të gjithë shoqërisë sonë, e cila prek të gjitha familjet shqiptare. Por edhe mjaft kyçe, pasi ka të bëjë me të ardhmen e vendit dhe me perspektivën e tij”.

“Është e qartë se kjo është një lëvizje e imponuar nga kushtet dhe rrethanat e vështira në të cilat ndodhen studentët tanë, por edhe universitetet tona, në mënyrë të veçantë ato publike, nga vështirësitë dhe pamundësitë e shumicës së familjeve shqiptare për të përballuar kostot aktuale të studimit të fëmijëve të tyre në universitete, njëkohësisht dhe një pakënaqësi e studentëve deri diku edhe nga shërbimi apo cilësia që ofrohet”, u shpreh Meta në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës [RTK].

Të fundit