Flash News

KRYESORE

Studentët në protestë, Muka: Ministrja Nikolla në panik; kujdes nga provokimet

Studentët në protestë, Muka: Ministrja Nikolla në panik;

Ish-zëvendës Ministri i Arsimit, Taulant Muka mbështet studentët, të cilët protestojnë prej dy ditësh kundër rritjes së tarifave.

Muka kërkon nga studentët të mos dorëzohen pasi kjo është ve vetmja mënyrë për të siguruar një të ardhme më të mirë për vetën e tyre dhe për Shqipërinë.

“Sot, ndërkohë që të gjitha vendet europiane investojnë në punë kërkimore dhe inovacion, shteti dhe universitetet jua mohojnë këtë mundësi duke limituar potencialet tuaja dhe të ardhmen tuaj. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla sot ju ka frikë, dhe mos u shqetësoni për divergjencat që ajo bën".

"Nuk mund të presësh shumë nga një individ e cila emrat e akademikëve/intelektualëve (jo publik) që unë propozova, por me produkt shkencor dhe karrierë të suksesshme akademike nuk i pranon si këshilltarë, dhe vetëm sepse ata nuk sjellin vota. Ajo do pranë individë që janë pa shkollë, pa diploma, me tituj fallco por me para, sepse në këtë mënyrë mund ti përdorë për të thithur elektorat. Ministrja, kjo qeveri dhe çdo qeveri në këto 30 vite ju sheh si militant, dhe jo si potencialin më të madh të vendit që kërkon përkujdesje dhe investim cilësor! Por ju sot po i thoni nën një zë: fund korrupsionit në arsim dhe drejtimit kriminal të universiteteve, fund nëpërkëmbjes!”, shkruan ndër të tjera Muka.

Studentët kanë njoftuar se do protestat e tyre do vijojnë deri në tërheqjën e Ministrisë së Arsimit.

Të fundit