Studentët paralajmërojnë protesta të reja: Pakti me Ramën i dështuar

Lëvizja studentore ‘Për Universitetin’, përmes një shënimi në Facebook paralajmëron nisjen e protestave të studentëve në të gjithë vendin.

Studentët e lëvizjes theksojnë se ka kaluar një vit nga protesta e tyre e cila zgjati jo pak në kohë, megjithatë asgjë nuk ka ndryshuar.

Ata theksojnë se pakti me kryeministrin Rama ka dështuar.

“STUDENTËT PO VIJNË!

Një vit pas protestës madhështore të studentëve, asgjë nuk ka ndryshuar.

Tarifat janë po prapë të papërballueshme, kushtet nëpër auditorë dhe konvikte janë ende skandaloze, studentët vazhdojnë të jenë të përjashtuar nga vendimmarrja, mes pedagogëve qarkullojnë ende hiena që ushqehen me viktima.

Këtë situatë nuk e mbulon dot as pakti dështak i Edi Ramës me vetveten, as karta qesharake e Erion Veliajt me klientët e tij, as bojatisja e disa konvikteve dhe as rishpëndarja e disa burokratëve nëpër bordet e administrimit.

Studentët nuk kanë rënë në gjumë!

Studentët po vijnë!

Lëvizja Për Universitetin”, shkruhet në shënimin e lëvizjes studentore.