All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

OP-ED

Studentët, shansi i fundit kundër 'Entit të Hajnisë Shtetërore'

Studentët, shansi i fundit kundër 'Entit të Hajnisë
All - Paragraf - 1

Editorial i Tirana Times

All - Paragraf - 3

Protestat studentore që po zhvillohen kryesisht në qytetin e Tiranës, por edhe në disa qytete ku ndodhen universitetet kryesore, kanë nxitur një frymë reflektimi dhe reagimi për një çështje shumë më të gjerë sesa thjesht arsimi. Jo se arsimi në vetvete nuk përbën një çështje mjaftueshëm të madhe. Ky është investimi më i rëndësishëm në të ardhmen e një vendi. Megjithatë, edhe nëse studentët e dinë apo jo (me shumë mundësi e dinë), protestat janë zhvilluar për problematika shumë më të mëdha, sesa thjesht tarifat e universitetit. Ato janë shenjë reagimi lidhur me dështimin e plotë të sistemit arsimor. Madje edhe për më shumë se kaq. Janë një reagim i vërtetë ndaj kolapsit të dhimbshëm të modelit të qeverisjes së këtyre viteve të fundit.

Shumica e studentëve tani e kuptojnë se plotësimi i 8 kërkesave që ata paraqesin, që të zvogëlohen kostot e arsimit dhe do të rritet pjesëmarrja në vendimmarrjen universitare, do të përbëjë shumë pak ndryshim në jetën dhe në të ardhmen e tyre. Kjo e ardhme, të cilën shumë prej të rinjve po e kërkojnë jashtë kufijve shqiptarë, është rrëmbyer plotësisht nga shkalla radikale e vjedhjes dhe mashtrimit, e orkestruar nga 'Enti i Hajnisë shtetërore'. Ky është një grup i përbërë nga vendimmarrës zyrtarë të nivelit më të lartë dhe disa oligarkë që janë duke shteruar financat shtetërore dhe përveç kësaj, angazhohen edhe në çështje të dyshimta korruptive. Ky model qeverisjeje, i lë qytetarët e zakonshëm atje jashtë, në të ftohtë, për të mbrojtur të drejtat e tyre, ndërsa në sfond, “makineritë” e propagandës, çdo minutë e më shumë, i bëjnë ata të shurdhër.

Në kaosin e zhvillimit të shpejtë, është e lehtë të humbasësh panoramën e plotë. Studentët po kërkojnë kushte më të mira në konviktet e tyre, tarifa më të ulëta shkollimi, profesorë me integritet dhe tekste të përshtatshme. Këto kërkesa duhej të ishin përmbushur shumë kohë më parë. E njëjta gjë vlen edhe për shumë nevoja që ka një tjetër sistem i dështuar: sektori i kujdesit shëndetësor. Sidoqoftë, gjërat vazhdojnë të përkeqësohen, sepse paratë shkojnë ose te maestrot e PPP-ve, ose në “makineritë” e propagandës, që do të thotë vjedhje dhe mashtrim.

Shembulli më ekstrem i kësaj lloj vjedhjeje po zhvillohet paralel me protestat. Pas një serie mashtrimesh, dokumentash të falsifikuara dhe ekspozimit të skemave që fshihen pas ofertave për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, ndërtimi i saj u pezullua. Emrat që gjënden pas këtyre skemave janë shumë të njohur për shumicën e shqiptarëve. Individë shumë të pasur që kanë lidhje me të dy anët politike. Ministri përgjegjës për projektin tani “mbledh supet”. E njëjta kompani e rreme, që kishte shkuar aq larg sa të falsifikonte dokumente nga Shtetet e Bashkuara dhe madje edhe firmën e Sekretarit të Shtetit të Delaëare-it, u shfaq përsëri në një tjetër tender, këtë herë, i dhënë nga kompania e Transmisionit të Energjisë Elektrike, një njësi shtetërore. Duket se këmbët e oktapodit janë të panumërta.

Rastet po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dita- ditës: shpenzimet e pajustifikueshme, kompanitë “fantazmë”, shërbimet inekzistente dhe detyrimet e panevojshme financiare. Enti i Hajnisë shtetërore vazhdon pa u ndalur, pa kërkuar falje.

Si t'a rrëzojmë këtij sistemi mizor, kapilar, elemnat që po përsoset çdo ditë nga kreativiteti, përkushtimi dhe burimet e pafundme të mashtruesve të fuqishëm? Ndoshta revolta e studentëve është shansi i fundit në përpjekje për të marrë përsëri kontrollin, për të provuar dhe ngjallur pak frikë në zemër të arrogancës. Kjo është një revoltë kundër të gjitha palëve politike, të cilat më shumë se kurrë i ngjajnë tullave të të njëjtit mur: të korruptuar dhe qesharakë, bartës të doktoraturave plagjiaturë, duke tentuar që të vjedhin më shumë.

Është e vështirë të thuhet nëse kjo protestë do të shndërrohet në një lëvizje politike apo jo. Studentët janë aq të revoltuar saqë fjala "politikë", i frikëson ata. Nuk duhet t’i frikësojë. Të gjitha përpjekjet për t'i shpëtuar fatit të mjerë të një shteti të rrënuar, të një të ardhmeje të rrënuar,  duhet të jenë të forta, duhet të jenë politike. Ky mund të jetë shansi ynë i fundit për të drejtuar tranzicionin e vështirë të Shqipërisë në drejtimin e duhur, shansi ynë i fundit për të dërguar një mesazh te politikanët që qeverisin prej 30 vitesh, se janë ata problemi. Studentët mund të jenë shansi i fundit për t'u larguar nga e keqja.

*Përktheu nga anglishtja për Politiko.al: Loneta Progni

Të fundit