Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Studentët shpalosin banderolën në dritaren e fakultetit, kush është pedagogu që kërkon 700 euro për një provim në Tiranë
Studentët e fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë kanë protestuar kundër korrupsionit me provimet gjatë sezoneve. Ata kanë protestuar duke shpaluar në dritaren e fakultetit një banderolë të madhe ku shkruajnë: “Boll i zhvatët studentët”, ndërsa rrethojnë një shifër prej 700 eurosh, si për të na lënë të kuptojmë se atyre u kërkohet një shumë e tillë për të marrë një provim.
“Në vijim të aksioneve ndërgjegjësuese për problematikat e jetës universitare, u mbajt aksioni i radhës në Fakultetin – famëkeq – të Shkencave të Natyrës. Aksioni nuk denoncon vetëm zhvatjen që iu bëhet studentëve nga tarifat e larta të studimeve, por edhe zhvatjen me tregtinë e pandershme të librave, dhe më keq akoma në disa raste edhe zhvatjen e studentëve nga disa pedagogë super të korruptuar që shesin me qindra euro një notë provimi. Aksionet tona do të vazhdojnë derisa të marrin fund tarifat dhe çdolloj haraçi në kurriz të studentëve”, shkruhet në postimin e Lëvizjes për Universitetin në rrjetin social facebook, ndërsa studentët nuk e kanë saktësuar se për cilin pedagog bëhet fjalë.