Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Studentët me status të veçantë peticion Ramës: Nuk mbështetemi nga shteti për përgjysmim të tarifës
500 studentë të masterit me status të vecantë në Fakultetin Ekonomik kanë firmosur një peticion drejtuar Kreyministrit Rama dhe ministres së Arsimit, Mirela Karabina ku kërkojnë mbështetjen nga qeveria për përgjysmimin e tarifës së studimeve.
Këta studentë që janë fëmijë të prindërve invalidë, fëmijë me status jetim, rom dhe egjiptian, vitet e mëparshme akademike janë mbështetur nga qeveria në bazë të vendimit 269 në masën 50% të pagesës, por për këtë vit janë përjashtuar nga kjo politikë sociale.
Në shkresën e firmosur nga ata kërkohet reagimi i institucioneve për të gjetur zgjidhjen e problematikës që do ti ndihmonte ata të vijonin studimet e nivelit të dytë. Ora News