All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Studentët të protestojnë edhe për naftën e koncesionet? Aktivisti: Çoje b*thën tënde të lodhur nga kafja e dil në shesh

Studentët të protestojnë edhe për naftën e koncesionet?
All - Paragraf - 1

Aktivisti Besjan Pesha ka kritikuar të gjithë ata që u kanë kërkuar gjatë këtyre ditëve studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit që të ngrenë zërin edhe për probleme të tjera që prekin shqiptarët si çmimi i naftës, korrupsioni, shëndetësia apo koncesionet.

All - Paragraf - 3

Ai u kërkon atyre që të ngrihen nga kafenetë apo shtëpitë e tyre dhe të bashkohen me studentët që të mbrojnë kauzën e gjithë shqiptarëve.

“Shoh, lexoj e dëgjoj njerëz që kritikojnë studentët pse nuk zgjidhin edhe problemin e çmimit të naftës, të korrupsionit, të sistemit politik e elektoral, të koncesioneve, të shëndetësisë, të ambientit etj.

I do këto të zgjidhura? Mos ua kërko të tjerëve por çoje bythën tënde të lodhur nga kafja dhe divani e dil në shesh. Bëj një parullë e ngulu aty deri sa të zgjidhet.

Bulevardi ka vend për të gjithë!

Ose hesht dhe paguaj!”, shkruan Pesha.

Të fundit