Studentët thirrje kryeministrit Rama: Ndiq rrugën e presidentit Macron

Studentët vijojnë të qëndrojmë me mijëra përpara Ministrisë së Arsimit duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre.

“Kryeministri të ndjekë rrugën e Macron. Të tërhiqet si Macron dhe të zbatojë kërkesat”, tha një prej studentëve në protestë duke iu referuar protestave në Francë. “Ka patur pesë vite kohë për t’i realizuar këto reforma. Përse nuk i ka bërë deri më tani?”, pyeti studenti.

Një tjetër student theksoi se qeveria ka kohë deri në orën 16:00 për të realizuar kërkesat, në të kundërt do të ketë përshkallëzim të protestës.

“Ai (Rama) po bën monolog. Vetë jep përgjigje, vetë merr përgjigje”, u shpreh një tjetër student. “Kryeministri është shërbëtor i popullit. Duhet të realizojë kërkesat”, tha një protestues.