Flash News

KRYESORE

Studentët vijojnë ngujimin në fakultete: Policia të mos përzihet, protesta është paqësore

Studentët vijojnë ngujimin në fakultete: Policia të mos

Studentët në disa fakultete janë ngujuar gajtë ditës së sotme më paralajmërimin se do të rrinë të mbyllur edhe gjatë natës. Ata vazhdojnë të mbrojnë kauzën e tyre shumë të vendosur, deri në plotësimin e kërkesave që kanë paraqitur.

“Kjo është një thirrje nga Fakulteti i Drejtësisë. Ne jemi studentë që e kemi filluar bojkotin dhe do ta vazhdojmë.

Kemi një thirrje për të gjithë ju që jeni duke na dëgjuar në këtë moment. Ne nuk kemi përplasje me pedagogët, ata janë të lirë të vazhdojnë punën e tyre pranë zyrave, siç kanë bërë gjithmonë. Na kanë përkrahur dhe i falenderojmë.

Policia të mos përzihet me kauzën tonë. Në kemi qenë paqësorë dhe do vazhdojmë siç kemi qenë që në ditën e parë të protestës.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/01/WhatsApp-Video-2019-01-10-at-12.13.35.mp4"][/video]

Të fundit