Flash News

KRYESORE

Studenti 20-vjeçar mposht kandidaten, zgjidhet kryetar komune në Itali

Një student 20-vjeçar ka fituar zgjedhjet lokale në Valle Seriana, duke u zgjedhur kryetar i kësaj komune.

I riu fitoi zgjedhjet me 51.22% të votave, duke mposhtur rivalen e tij Angela Schiavi, e cila mori 48.78% të votave.

Iu deshën vetëm 14 vota më shumë që Michele Schiavi të shpallej kryetar i komunës Valle Seriana në Bergamo.

Mediat italiane raportojnë se Schiavi, i lindur në vitin 1999, studion për juridik në Universitetin e Bergamos

Kur ishte 13-vjeçar ai ishte tejet aktiv në rilindjen e Unionit të Nderit Sportiv, ndërsa në moshën 14 vjeçare, ai u bashkua me radhët e Vëllezërve të Italisë, duke u bërë koordinator i Valle Seriana dhe anëtar i Asamblesë Kombëtare.

 

Të fundit