Flash News

KRYESORE

Studenti i drejtohet rektorit në mbledhje: Mu duk vetja si në monolog të Ramës

Studenti i drejtohet rektorit në mbledhje: Mu duk vetja si në monolog

Mesditën e sotme Rektori i Universitetit të Korçës, zhvilloi një mbledhje me stafin akademik dhe senatin e universitetit, por gjërat nuk shkuan mirë.

Studentët janë çuar në këmbë dhe janë shprehur se “Rektori u tall me ne, s’ka dialog, do vijojmë protestën”, ndërsa një studente ka ndërprerë rektorin duke thënë: “Ju lutem me duket vetja si tek opinioni me Ramën i cili bën monolog”, raporton Fax News.

Pas kësaj mbledhjeje të dështuar studentët kanë bërë një deklaratë për medat ku shprehen:

“Ditën e sotme u tentua që nëpërmjet një mbledhje farse dhe shoë të organizuar nga universiteti i Korçës të përdoreshin studentët për qellimet e ketij takimi.

Diten e djeshme, pas nje takimi personal me Rektorin e Universitetit u dakortesua qe diten e sotme do te zhvillohej nje mbledhje me dyer te mbyllura midis Senatit Akademik dhe perfaqesise te Keshillit Studentor.

Kjo mbledhje synonte nje diskutim privat e te cilter midis pedagogeve dhe studenteve, ku ne do te shprehnim gjithe problematikat dhe shqetesimet e fakulteteve tona. Ne nuk mashtrohemi, protesta jone vazhdon me e forte se kurre!”

Të fundit