Flash News

KRYESORE

Studenti: Ndryshimet fasadë në konvikte, kushtet skandaloze

Studenti: Ndryshimet fasadë në konvikte, kushtet skandaloze

Protesta studentore e dhjetorit solli në vëmendje problematikën në dukje të harruar të konvikteve. Ato ditë shprese ikën shpejt dhe në konvikte pak gjëra kanë ndryshuar. Emiljando është student i vitit të dytë dhe rrëfen se burgjet shqiptare janë më të mira se konviktet.

“Kushtet në konvikt janë aq skandaloze, sa edhe po t´i krahasojmë me burgjet, burgjet janë më mirë. Në burg, shteti shqiptar paguan minimalisht 20 mijë lekë të vjetra për të mbajtur një të burgosur, ndërsa studentët paguajnë 45 mijë lekë në muaj dhe marrin në këmbim godine të viteve 1945, të cilat janë nën kushtet minimale. Jemi në një situate ku edhe kafshët nuk pranohen në Shqipëri. Do ndalohej që studentët të jetonin në këto dhoma”, thotë Emiljando për emisionin “Trending” në Neës 24.

Nga një vështrim sipërfaqësor i ‘Qytetit Studenti’ shenjat e një ndryshimi janë të dukshme, fasadat kanë nisur të ndryshojnë. Por Emiljando thotë që ndryshimi ka mbetur vetëm në fasada.

Të fundit