Studenti nxjerr videon: Shikoni si Policia e Shtetit ushtron dhunë mbi ne

Sot, te Fakulteti i Ekonomikut kanë qenë prezent edhe efektivë të Policisë së Shtetit, veç atyre të sigurisë private.

Pas raportimeve se mes policisë dhe të rinjve ka patur përplasje fizike, madje njëri prej tyre është lënduar në njërën dorë, studenti Klajdi Bello ka publikuar edhe një video të momentit të tensionit në korridoret e Fakultetit të Ekonomikut.

“Studentë, vëllezër dhe motra!

Shikoni se si mercenarët e qeverisë, të kamufluar nën uniformën e Policisë së Shtetit, ushtrojnë dhunë mbi studentët, Fakulteti Ekonomik”, shkruan studenti.

Sot, studentët e Ekonomikut dhe ata të Juridikut shënojnë ditën e dytë të ngujimit në shenjë proteste për plotësimin e nëntë kërkesave të tyre.