Flash News

KRYESORE

Studenti që tentoi të spërkasë me bojë Veliajn: Më tërhoqën zvarrë në bodrumin e bashkisë

Studenti që tentoi të spërkasë me bojë Veliajn: Më

Studenti, Gëzim Almeta, që tentoi të spërkaste me bojë kryebashkiakun Erion Veliaj gjatë festimeve të ‘Ditës së Verës' ka denoncuar dhunën e ushtruar nga disa persona të panjohur.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’, ai deklaroi se së bashku me shokun e tij, Nikolin Cali u shoqëruan me dhunë në bodrumin e bashkisë dhe aty për një kohë të gjatë u bënë viktimë e dhunës fizike dhe verbale, të ushtruar njëkohësisht nga disa persona.

“Jam sulmuar dhe më kanë rrahur brutalisht. Kanë qenë efektivë të RENA, FNSH dhe Shqiponjave. Pasi më kanë rrahur më kanë tërhequr zvarrë në bodrumin e bashkisë  Tiranë. Më kanë dhunuar bashkë me një shok timin për 20 minuta.

Pastaj më shoqëruan në komisariat forcat “Shqiponja”, më goditën pas shpine me grushte. Në komisariat e konstatuan dhunën dhe nuk bënë asnjë reagim. Nuk pranuan denoncimin tim. E drejta për të protestuar është në çdo vend demokratik. Protesta jonë vazhdon. Ky është një person që ka abuzuar prej vitesh  me kartat e studentit”, përfundoi ai.

Të fundit