Flash News

KRYESORE

Studenti qëllon me plumb në kokë oficerin e policisë në Teksas

Studenti qëllon me plumb në kokë oficerin e policisë në

Një oficer policie është qëlluar për vdekje nga një student 19-vjeçar, i cili u largua nga vendi i ngjarjes.

Ngjara e rëndë ka ndodhur në Teksas, ku i riu u vu në pranga nga policia.

Mediat amerikane shkruajnë se të shtënat ndodhën në orët e vona të mbrëmjes së të hënës.

Autori i ngjarjes është shtetasi Hollis Daniels. Ky i fundit fillimisht ishte dërguar në dhomën e tij, të nxitur nga fakti që në kampusin universitar ishte gjetur drogë, dhe më pas u shoqërua për në komisariat.

Por në stacionin e policisë, ai raportohet të ketë nxjerrë armën e ta ketë qëlluar oficerin në kokë.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ndodh një vit pasi Universiteti Teknologjik i Teksasit, ku studionte Daniels, legalizoi projektiligjin 11 të Senatit, ligji i shumëdiskutuar që i lejon studentëve të mbajnë armë në godinat e kampusit nëse janë të pajisur me lejen për ta bërë një gjë të tillë.

Të fundit