Flash News

KRYESORE

Studenti takon Bashën, u përcjell një mesazh të rinjve shqiptarë

Kryetari i opozitës Lulzim Basha po zhvillon takime me qytetarë të Tiranës në zonën e Astirit, të cilëve u ka kërkuar që t’i bashkohen protestës së opozitës nesër.

Ai është pritur nga studentë , njëri prej të cilëve u ka bërë thirrje gjithë të rinjve që t’i bashkohen protestës për të ngritur zërin për kërkesat e tyre.

 ‘U bëj thirrje të gjithë studentëve që nesër të jenë në protestë për një kauzë të përbashkët. Që ato pika që ne kemi kërkuar, të plotësohen sepse e ardhmja jemi ne, studentët e dytë të dhjetorit”, u shpreh studenti.

Basha e ftoi studentin që t’i bashkohet protestës së Unazës së Re për të ftuar të gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës së nesërme në kryeqytet. Lideri i PD iu drejtua në këmbë zonës së Astirit së bashku me të rinjtë.

 

Të fundit