Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Studentja 21 vjeçare u mashtrua nga i dashuri, 'Natasha' përfundon prostitutë në bordellon e Belgjikës
Gazetarja Louise Hulland në një shkrim në prestigjozen "Independent" ka rrëfyer historinë e "Natashës", vajzës shqiptare që dashuria iu kthye në një makth sa hap dhe mbyll sytë. Ajo u trafikua nga i dashuri drejt Europës.
"Imagjino të mbarosh universitetin, të shkosh me pushime për të takuar familjen e të dashurit dhe të gjendesh para tradhëtisë, e dhunuar brenda një shtëpie publike gati 1500 milje larg shtëpisë, e detyruar të prostituosh. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me "Natashan" dhe ajo dëshiron të tregojë historinë e saj për të bërë të qartë se kushdo mund të manipulohet nga trafikantët që synojnë të bëjnë dëm" shkruan Hulland.
Dy vite më parë, "Natasha" 21 vjeçe, ishte në vitin e fundit të shkollës së lartë në Shqipëri. Në atë kohë ishte në një lidhje prej disa muajsh me një shok në universitet, “Pjetrin”, dhe ishte entuziaste për një udhëtim që do të bënte drejt Belgjikës. Ishte hera e parë që do të dilte jashtë Shqipërisë dhe planet mes të dyve ishin që të kalonin disa javë në Europë, ku do të njihej me familjen e të dashurit, për t’u martuar më pas. Por "Natasha" nuk e dinte që ajo do të kalonte vitin e ardhshëm në prostitucion të detyruar.
Ajo që ndodhi me Natashën nuk është aspak e pazakontë. Statistikat janë të frikshme. Gjatë pesë viteve të fundit, 89 milionë njerëz përjetuan një formë skllavërie moderne, sipas raportit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës 2017.
Edhe pse "Natasha" ajo ka qenë e sigurt në Britaninë e Madhe për më shumë se një vit, ajo nuk mund të përmbajë lotët kur i duhet të rikujtojë përvojën e saj të hidhur.
“Jam përpjekur shumë, shumë për ta fshirë nga kujtesa. Por ndonjëherë më kthehet mbrapsht e gjitha".
Kur mbërriti në Belgjikë, "Pjetri" e kishte marrë atë në shtëpinë e një shoku. "Ai më tha, rrëfen "Natasha", "unë nuk do të kthehem më. Ti do të jetosh këtu, pastaj do ta shohësh vetë çfarë do të ndodhë”.
"Pjetri" u largua nga shtëpia dhe kurrë nuk e pa më. Atë natë, ajo u çua në një dhomë gjumi me një burrë që nuk e kishte takuar kurrë më parë. Ai u bë klienti i saj i parë.
Fillimisht, Natasha ishte e shokuar. Shpejt kaloi në pesimizëm dhe depresion. Ndërsa klientët vinin dhe iknin, shpresat e saj veniteshin. Ajo u përpoq të merrte kontrollin e situatës duke refuzuar të kujdesej për veten me shpresën se burrat nuk do ta zgjidhnin atë kur të vinin në shtëpi.
Muaj më vonë, "Natasha" zbuloi se ishte shtatzënë. Ishte shumë vonë për të abortuar dhe pengmarrësit e saj, i thanë se do të punonte sërish, pasi të lindte fëmijën.
“Duhej të bëja diçka që të dilja nga ajo situatë” thotë ajo. “E vetmja gjë që kisha në mendje ishte të ikja nga ai vend. Isha e gatshme të bëja gjithçka për t’u larguar” rrëfen ajo.
Një mbrëmje vere, kur ishte 7 muajshe shtatzënë, iu dha rasti për t’u arratisur. Njerëzit që jetonin me të nuk e kishin mendjen dhe Natasha ia doli të ikte nga shtëpia publike dhe të largohej. Mori ç’të mundej dhe pasi “eci për gati një orë”, ia doli të ndalojë një kamion. Shoferit i tha se nuk kishte rëndësi se ku shkonte. Iu lut ta merrte me vete, kudo që të kishte rrugën.
Orë më vonë, dyert e kamionit u hapën dhe "Natasha" kuptoi se kishte hyrë në Britaninë e Madhe. Nuk di të tregojë në çfarë vendi e la shoferi, por thotë: "Ishte fati im i mirë që më ndihmoi".
Duke e rikujtuar këtë moment, "Natasha" shpërthen.
“Nga çfarë kisha parë në televizione për Britaninë e Madhe… isha shumë larg… kisha shkuar kaq lar… ndaj po mendoja për familjen time… dhe për foshnjën në bark”.
Foshnja e saj lindi në mënyrë të sigurt dy muaj pas mbërritjes së saj në Britani. Tani po bën gati 18 muaj që "Natasha" u arratis nga tutorët e saj dhe pasi mori mbështetje nga Hestia, një organizatë që punon me viktimat e skllavërisë moderne në bashkëpunim me Ushtrinë e Shpëtimit, ajo ka filluar të rindërtojë jetën e saj në një mjedis të sigurt.
Ribashkimin me familjen e saj në Shqipëri e sheh me dyshim pasi ka frikë nga gjykimi i tyre.
"Natasha" ende nuk mund të punojë pasi ajo është ende në pritje të një vendimi për statusin e saj të azilit, kështu që e ardhmja e saj është ende e paqartë.
Megjithatë, përkundër ndjeshmërisë së saj, "Natasha" zgjodhi të flasë për hidhërimin e saj në mënyrë që t'i tregonte botës se kushdo mund të bjerë viktimë e skllavërisë moderne.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38