Flash News

KRYESORE

Studentja debate me gazetarin Malo: Kaq e vështirë është për një burrë të mbyllë gojën

Studentja debate me gazetarin Malo: Kaq e vështirë është

Studentja Gresa Hasa u përfshi në debate me tone te larta me gazetarin Bejdo Malo në lidhje me rolin e lëvizjes ‘Për Universitetin’ në protestën e studentëve.

Megjithatë, diskutimi duket se doli paksa jashtë kornizave të një debate normal, pasi studentes nuk i pëlqyen disa kritika të gazetarit Malo. "Kaq e vështirë është për një burrë si puna jote që të mbyllësh gojën?", ishin fjalet e saj.

Pjesë nga debati: 

Hasa: Vazhdimisht vë re një lloj tentative.

Malo: Qori është kryetari.

Hasa: O zotëri a mund të ndalosh?! Sa herë marr fjalën. Nuk është Arlind Qori. Nuk ka kryetar Lëvizja për Universitetin. Ka një lloj tentative për të demonizuar lëvizjen në vetvete dhe kjo vjen për dy arsye ose një dashakeqësi. Lëvizja ka 4 vite që proteston kundër ligjit të arsimit të lartë. E para është një lloj dashakeqësie. Kaq e vështirë është për një burrë si puna jote që të mbyllësh gojën?

Malo: Doktrinimi është një gjë e rëndë.

Hasa: Ose ka një dashakeqësi kundrejt këtij grupimi studentësh. Organizimi ka qenë sistematik. Bëhet fjalë për një lëvizje që ka qenë në pararojë. Ka katër vite që protestohet në mënyrë sistematike. Ose vjen nga një injorancë e tejskajshme.

Të fundit