Flash News

KRYESORE

Studentja Ervisa Shehu: Po hidhen para për të përçarë protestën

Studentja Ervisa Shehu: Po hidhen para për të përçarë

Studentja e Shkencave Sociale Ervisa Shehu e ftuar në studion e ABC News, u shpreh se po përpiqen të përçajnë protestën duke hedhur para.

“Po mundohen ta përçajnë protestën. Po shohim që sot kanë paguar edhe Lekë për studentët, por mundohen që të përçajnë studentët. Po lakohet vetëm Partia Demokratike, por kjo nuk është e vërtetë, aty nuk ka bindje politike, nuk jemi as me PD, PS, LSI. Vetë studentët që merrnin megafoni dhe bërtisnin jo politikë, ishin vetë ato që mundoheshin të përçanin protestën. Ne jemi vetë politika aty, nuk pranojmë partitë politike, aty jemi për të drejtat tona”, u shpreh studentja.

Më tej, studentja e cila ka protestuar për gjashtë ditë me radhë u shpreh se duk do të dialogojnë apo negociojnë me qeveritarët, por duan vetëm që të plotësojnë tetë kërkesat e tyre.

“Nuk kemi parë gjë të firmosur nga kryeministri dhe Ministria e Arsimit jemi lodhur nga fushata dhe premtime të kota. Kërkesat tona janë të qarta dhe nuk janë të paarritshme, mund të bëhen ngadalë, por nuk janë të pa arritshme. Ne kërkojmë vëmendjen e kryeministrit. Të gjitha studentët janë të barabartë dhe nuk duam veçime. Kushtet në konvikte janë të pabanueshme, dhe më vjen shumë keq se shoqet, shokët e jetojnë aty”, u shpreh ajo.

Ervisa theksoi gjithashtu se një pjesë e pedagogëve janë marrin shuma parash nëpër provime. Ndërsa një pjesë e tyre i kanë kërcënuar që të mos marrin pjesë në protesta.

Të fundit