Një studente është shprehur skeptike përballë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me debatin për kartat e studentit, një nga 8 pikat në listën e të rinjve gjatë protestës.
Gjatë prezantimit të ‘Paktit për Universitetin’ të zhvilluar me studentë, pedagogë, ministren e re të Arsimit, Besa Shahini, kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj, një studente i është drejtuar këtij të fundit: Pse duhet t’ju besojmë juve kur ju deri tani nuk keni bërë asgjë për kartat e studentit?
Veliaj: Ky është një problem i kahershëm. Kur u bëra kryetar bashkie doli ligji ri që i dha kompetencat universiteteve.
Çdo universitet duhet të emetojë të veten. Nëse dyshon aftësinë time për të prodhuar karta, të lutem mos e bëj se shkojmë tani e prodhojmë 1 mijë karta.
Universitetet mjaftojnë të kërkojnë ndihmë nga bashkia dhe ne bashkë me ministrinë do ta bëjmë.
Discussion about this post