Studentja tregon para Bashës: Më hoqën bursën e ekselencës pasi mora pjesë në grevë

Ambra Nazarko ishte një ndër studentet e cila mori pjesë në takimin me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Studentja  u shpreh nga Politekniku se kryeministri Edi  Rama e ka përjashtuar nga bursat e ekselencës, vetëm për faktin se ishte pjesëmarrëse në grevën e studentëve.

Jam Ambra Nazarko, studente e fakultetit të drejtësisë, Universiteti i Tiranës, viti i dytë bachelor. Kam qenë studente protestuese, studente e ngujuar në Fakultetin e Drejtësisë, studente ekselente, ku me VKM-në e parë të zotit kryeministër, dola në listat e përfitimit të bursës së ekselencës. Ditën e hënë ne kemi mbyllur ngujimin dhe ditën e dytë dalin listat e tjera dhe emri im nuk figuronte më. Kam kërkuar një vertetim studenti nga fakulteti, ka një muaj dhe akoma nuk ka dalë ai vertetimi çuditërisht”, tha studentja.