Flash News

KRYESORE

Studim, nisja e mësimit para orës 8:30 shkakton ankth dhe stres

Studim, nisja e mësimit para orës 8:30 shkakton ankth dhe stres

Në një studim të kryer nga Universiteti i Rochester Medical Center në Shtetet e Bashkuara, ka rezultuar se fëmijët që e nisin shkollën para orës 8:30 kanë më shumë depresion dhe ankth se ata që e nisin pas kësaj ore.

Në studim u analizua sjellja e 147 nxënësve nga 14 në 17 vjeç. Në fillim ata plotësuan një pyetësor mbi zakonet e gjumit e më pas u ndanë në dy grupe: ata që e fillonin shkollën para orës 8:30 dhe ata që e fillonin më vonë. Rezultoi se kush hynte në klasë më herët, kishte nivel më të lartë të ankthit e depresionit. Veç kësaj, në cilësinë e keqe të gjumit ndikojnë edhe konsumimi i pijeve me kafeinë pas orës gjashtë, si dhe përdorimi smartfonëve ose tabletëve para fjetjes. Pas këtij studimi, me shumë gjasë në shumë shtete do të rishikohet nisja e mësimit në shkolla.

Të fundit