Flash News

KRYESORE

Studimet në SHBA dhe Angli, Rudina Hajdari tregon ç’punë bënte

Studimet në SHBA dhe Angli, Rudina Hajdari tregon ç’punë

Rudina Hajdari është deputete e PD-së, e cila u kthye në Shqipëri nga Amerika në 2009-n, për t’u angazhuar në politikë, fushë dhe për të cilën ka studiuar.

Në emisionin “Ftesë në Pesë” në Top Channel, ajo ka folur për studimet e saj në SHBA dhe në Angli si dhe për punën që bënte që në moshën 16-vjeçare.

“Nëse mbaje një mesatare që është mbi 3.5 që në Amerikë është deri në 4 më e larta, ty të akumulohej diku në 80%. Një pjesë tjetër mund ta merrje me kredi. Në katër vite Bachelor kam qenë në listën e studentëve më të mirë. Këto janë gjëra që vërtetohen kollaj.

Unë ika pastaj në Mbretërinë e Bashkuar dhe fitova një burse dhe dola me një mesatare të jashtëzakonshme”, u shpreh Hajdari.

Më tej deputetja tregoi se në Angli ka jetuar me katër shoqe në një shtëpi dhe se ka punuar që në moshën 16-vjeçare.

“Kam punuar që në moshën 16-vjeç. Ishte një dyqan që isha me bizhuteri të ndryshme, isha shitëse.  Unë e bëja jo se ishte shumë e nevojshme, por doja të mësoja etikën e punës dhe ta kuptoja vlerën e parasë. Edhe gjatë fakultetit punoja; psh, eksperiencën në politikë e nisa në Shqipëri në 2009”, u shpreh Rudina Hajdari.

Të fundit