Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Burrat, gratë dhe fëmijët infektohen njëlloj nga virusi i ri i koronës. Por burrat sëmuren shpesh më rëndë me COVID-19 dhe vdesin më shpesh prej tij. Ndërsa gratë dhe fëmijët janë më pak të rrezikuar.
Sipas një studimi të University Medical Center Groningen ky receptor ACE2 gjendet në një përqendrim më të lartë te burrat. Këtë ndryshim mes gjinive studjuesit e zbuluan, kur shqyrtuan një lidhje të mundshme ndërmjet receptorit ACE2 dhe dobësisë, insuficiencës kronike të zemrës. Sipas Bernhard Zwißler momentalisht është duke u studjuar, nëse dhënia e ACE inhibitorëve për uljen e tensionit të gjakut bën që qelizat të krijojnë më shumicë receptorin ACE2 dhe në këtë mënyrë të jenë më të ndjeshme ndaj një infeksioni. Kjo supozohet, por akoma nuk është dëshmuar asgjë. A i mbron gratë estrogjeni dhe sistemi më i fortë imunitar? Sistemi imunitar femëror është më rezistent se ai i burrave. Arsye për këtë është hormoni seksual femëror estrogjen, i cili stimulon sistemin imunitar duke vepruar më shpejt dhe masivisht kundër patogjenëve. Testosteroni mashkullor nga ana tjetër pengon mbrojtjen e trupit. Që sistemi imunitar i grave reagon në përgjithësi më shpejt dhe më fort ndaj infeksioneve virale se ai i burrave, konstatohet edhe tek sëmundje të tjera virale, si gripi apo edhe ftohjet e lehta, pohojnë virologët. Me sa duket edhe te shakatë lidhur me "ftohjen e meshkujve" ka diçka të vërtetë. Por gratë vuajnë më shpesh nga sëmundjet autoimune, në të cilat sistemi imunitar reagon me tepri dhe sulmon qelizat e veta – një komplikacion i mundshëm edhe për COVID-19. Përveç kësaj janë edhe "shkaqe gjenetike", që favorizojnë gratë, thotë virologu molekular Thomas Pietschmann për DW. Arsyeja është se disa gjene, që kanë të bëjnë me imunitetin, për shembull gjenet që janë përgjegjës për zbulimin e patogjenëve, kodohen te kromozomi X". Meqenëse gratë kanë dy kromozome X dhe burrat vetëm një, gratë janë në avantazh. India një rast i veçantë Studimet nga India tregojnë çuditërisht se atje për gratë rreziku, që të vdesin nga Covid-19, është më i lartë se tek burrat. Sipas studimeve shkalla e vdekshmërisë te gratë e infektuara është gjithsej 3,3 përqind, ndërsa te burrat e infektuar 2,9 përqind. Në grupmoshën e 40 deri 49 vjeçareve 3,2 përqind e grave të infektuara kanë vdekur, në krahasim me 2,1 përqind tek burrat. Në grupmoshën e 5 deri 19 vjeçarëve kanë vdekur vetëm gra. A i kushtohet më pak vëmendje shëndetit të grave se sa të burrave në Indi? Arsyet për këtë rast specifik indian po hetohen intensivisht. Ndër të tjera supozohet se gratë janë më të prekurat, meqenëse në Indi ka më shumë gra se burra në moshë të thyer. Përveç kësaj shëndetit të grave i kushtohet më pak vemendje se shëndetit të burrave. Gratë shkojnë edhe më rrallë te mjeku dhe provojnë të kurohen fillimisht me metoda shtëpie. Ato shkojnë për t'u testuar apo kuruar relativisht më vonë se burrat.
"Se sa ka të bëjë kjo me faktorët biologjikë dhe sa me faktorët socialë, është e paqartë. Gjinia në mjedisin indian mund të përbëjë një faktor kritik", thotë SV Subramanian, profesor i shëndetit publik në Universitetin e Harvardit, për BBC.
Edhe nga gripi spanjoll në 1918, në Indi patën vdekur dukshëm më shumë gra se sa burra. Gratë ishin më të prekshme nga infeksioni, sepse shumë prej tyre ishin të paushqyera, qëndronin shpesh të mbyllura në shtëpi të paajrosura dhe me kushte jo të mira higjenike dhe gratë kujdeseshin për të sëmurët e tjerë më shumë se burrat.
Përse fëmijët janë më pak të rrezikuar?
Në rastin e koranavirusit të ri, fëmijët çuditërisht nuk hyjnë më tek më të dobëtit e shoqërisë - për shumicën e fëmijëve sëmundja është relativisht e lehtë dhe shpesh edhe pa simptoma. Nga 8882 personat, që vdiqën në Gjermani që nga fillimi i pandemisë COVID-19, vetëm tre ishin nën moshën 18 vjeç.
Arsyeja për këtë nuk është sqaruar përfundimisht. Mjekët supozojnë se tek fëmijët e vegjël funksionon "sistemi jospecifik" i lindur. Për ta mbrojtur nga patogjenët e parë, nëna i jep fillimisht fetusit, dhe më vonë të porsalindurit përmes qumështit të gjirit, mbrojtjen e veçantë imune.
Në sistemin e lindur imunitar bëjnë pjesë për shembull, fagocitet dhe qelizat vrasëse - këto janë qeliza të bardha të gjakut që sulmojnë të gjithë patogjenët, që hyjnë në trup përmes mukozës ose lëkurës.
Ky "imunizim pasiv" zgjat zakonisht, derisa fëmijët të krijojnë sistemin e tyre imunitar. Deri rreth moshës dhjetë vjeç fëmijët zhvillojnë mbrojtjen e tyre specifike imune. Por edhe pas kësaj sistemi imunitar i tyre është i aftë të adaptohet gjatë gjithë jetës, kur shfaqen patogjenë të rinj.
Fëmijët nuk janë "shpërndarës infeksioni"
Përhapja e COVID-19 sipas moshave ndryshon shumë nga sëmundjet e tjera infektive, ku fëmijët shpesh konsiderohen si "shpërndarës të infeksionit", meqë ata e përhapin shpejt një virus në të gjithë popullatën.
Që në rastin e koronavirusit nuk është kështu, e dëshmon një studim i kryer me porosi të qeverisë së landit gjerman Baden-Württemberg. Ai po shërben tani si bazë për një kthim sa më të shpejtë dhe gjithëpërfshirës të fëmijëve në kopshte dhe shkolla, në rast se respektohen standardet e higjenës dhe rregullat e distancës.
[caption id="attachment_393966" align="alignleft" width="700"]
Kopshtet dhe shkollat mund të hapen: Fëmijët me sa duket nuk janë "shpërndarës të infeksionit” të COVID-19[/caption]
Por ende mbetet e pasqaruar, nëse fëmijët e infektuar janë po aq ngjitës sa të rriturit e infektuar. Në një studim të shumë diskutuar virologu Christian Drosten nga Charité në Berlin tregoi se fëmijët kanë në fyt po aq viruse sa edhe të rriturit. Në këtë përfundim arritën edhe studime të tjera ndërkombëtare.
Megjithatë vetëm ekzistenca e viruseve në traktin respirator nuk është ende dëshmi, që këto viruse përcillen po edhe aq fort tek të tjerët. Meqenëse fëmijët kanë më pak simptoma, si për shembull më pak kollitje, ndodh që ata janë të infektuar, por infektojnë më pak njerëz, bëjnë të ditur mjekë pediatër dhe mjekë specialistë të higjienës në një deklaratë të katër shoqatave të specializuara./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
Koronaviruset përdorin receptorin ACE2 si një lloj porte për të hyrë në qelizën mikpritëse.[/caption]